Britania e Madhe do të jetë vendi ku do të vazhdoj mbajtjen e dënimit me burg ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.
Në vitin 2016, 75 vjeçari u dënua me 40 vjet burgim pasi u shpall fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës.
Në vitin 2019, gjykatësit e Kombeve të Bashkuara në Hagë e kanë shndërruar dënimin me burg të Karaxhiqit në burgim të përjetshëm.
“Radovan Karaxhiq është një nga të paktët njerëz që është shpallur fajtor për gjenocid. Ai ishte përgjegjës për masakrimin e burrave, grave dhe fëmijëve në gjenocidin e Srebrenicës dhe ndihmoi në rrethimin e Sarajevës”, tha të mërkurën sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, transmeton REL.
Ai shtoi se Britania “duhet të krenohet” që ka mbështetur ndjekjen 30-vjeçare të drejtësisë për ish-udhëheqësin politik të serbëve të Bosnjës.