Këngëtari i mirënjohur amerikan, Neil Young, ka kritikuar presidentin Donald Trump.
Në një letër postuar në webfaqen e tij, Young i është drejtuar Trumpit duke i thënë “je turp për vendim tim” dhe duke e akuzuar për “shkatërrim të pamend të burimeve tona natyrore, ambientit tonë, dhe të mardhënieve me miqtë në botë.”
Siç raporton NME, këngëtari ka thënë se sjellja e presidentit aktual amerikan është “e pafalshme” dhe se Barack Obama ishte “njeri më i mirë se ju.”