Politikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, është kërcënuar të hënën përmes një telefonate.

Kryetarja e Lëvizjes Europiane të Serbëve nga Kosova ka njoftuar përmes Twitter se është kërcënuar pas një deklaratë që kishte dhënë mëngjesin e së hënës në lidhje me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

“Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoiçiqin. Ora 15:28”, shkroi Trajkoviq.

Siç transmeton Gazeta Express, ajo e ka publikuar numrin dhe e ka përmendur Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, qeverinë dhe policinë serbe, pasi tha se “ngacmuesi qartësisht nuk fshihet pas këtij numri të telefonit”.

“I kërkoj autoriteteve të reagojnë”, shkroi Trajkoviq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *