Kryeparlamentarja Vjosa Osmani është takuar me imzot Jean Marie – Speich, delegat apostolik për Kosovë.

Sipas komunikatës së Zyres për Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit të Kosovës, Osmani ka shprehur gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Republikës që ta vazhdojnë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë.

“Njohja e pavarësisë së vendit tonë jo vetëm do t’i ngritte në një nivel më të lartë marrëdhëniet tona edhe ashtu të shkëlqyera, por do të ishte edhe njohje e sakrificës së popullit të Kosovës për liri” ka  thënë Osmani, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër, imzot Jean Marie – Speich, shprehu kënaqësinë e tij për zgjedhjen e Osmanit në krye të Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi përkushtimin e tij dhe të Selisë së Shenjtë për ta thelluar edhe më tutje bashkëpunimin me popullin e Kosovës dhe me institucionet e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *