Çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi , ka kërkuar Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
“Është e rrezikshme ideja që të vendoset fati i Luginës pa përfshirjen dhe pa vullnetin e qytetarëve të Luginës”, ka thënë Sinani për REL, duke theksuar se në dialog duhet të ketë prezencë edhe të të zgjedhurve nga kjo pjesë e Serbisë.
Ajo paralajmëroi, për të mos ndodhur zgjidhje të njëanshme që thellojnë krizën dhe konfliktin, duhet të përfshihet Lugina e Preshevës në dialogun në Bruksel.
Lexo më shumë këtu