Rishikimi dhe shkurtimi i fazës së dytë të masave kundër pandemisë është kërkuar nga kryetarët e komunave në vend.

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se kryetarët e komunave kanë kërkuar që të vlerësohet ideja për shkurtimin e fazës së dytë dhe kalimin në fazën e tretë.

“Kryetarët kërkojnë që masat të rishikohen vetëm në përputhje me situatën, e cila situatë është duke u vlerësuar si pozitive për rishikimin e masave të fazës së dytë që është duke u larguar nga rreziku i shëndetit publik. Në këtë drejtim, duke u nisur edhe nga parimi edhe situata aktuale ekonomike, me tendenca që të kemi rënie të theksuar ekonomike, vlerësojmë se do të duhej që faza e dytë të rishikohet dhe që të shkurtohet. Humbjet ekonomike tashmë mund të jenë shumë të mëdha”, thuhet, ndër të tjera, në njoftimin e AKK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *