Trafiku urban në Prishtinë të jetë falas për muajt e dimrit, është propozimi që Partia Demokratike e Kosovës ka dhënë si mënyrë për të pakësuar ndotjen e ajrit në kryeqytet.
“Do të angazhohemi që ky propozim të shkojë në Kuvendin Komunal dhe nga kjo konferencë kërkojmë mbështetjen e asamblistëve”, ka thënë asambleisti i PDK-së, Ilir Musliu.
Siç transmeton Koha.net, asambleistja e kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Suzana Vuqiterna Kika, ka thënë se lëvizja falas përmes trafikut urban nga nëntori deri në muajin mars, do të ishte zgjidhje efektive në mbrojtjen e ajrit.