Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar nga Qeveria e vendit që ta ketë në prioritet vaksinimin e mësimdhënësve.

“Qeveria të mos e lënë në grupin e dytë por ta vënë në atë primar vaksinimin, edhe në takimin që kishim me ministrin Vitia e kemi hapur këtë çështje dhe ai ka thënë se po pret një ardhje të një kontingjenti në emër të donacionit që janë të pranueshëm për Kosovën,” ka thënë për Ekonomia Online, kreu i sindikatës Rrahman Jasharaj.

Jasharaj tha se nuk po kërkojnë vaksinimin vetëm që të jenë të privilegjuar, por që të vazhdojë procesi mësimor në objektet shkollore. Ai gjithashtu tha se janë pajtuar me vendimin e qeverisë që mësimdhënësit mos të  vaksinohen në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *