Përmbajuni standardit më të lartë ligjor dhe etik, u ka thënë ambasadori amerikan Philip Kosnett prokurorëve të Kosovës.

Në paraqitjen e tij virtuale në Konferencës Vjetore të Prokurorëve, ai u ka rikujtuar prokurorëve se qytetarët ju besojnë “që të jeni prijës të sundimit të ligjit”.

“Mos iu frikësoni llogaridhënies – përqafojeni atë. Kërkoni nga vetja, kolegët dhe prijësit tuaj që t’i përmbaheni standardit më të lartë ligjor dhe etik. Mbroni me forcë të drejtat e viktimat dhe siguroni dinjitet njerëzor për të akuzuarit.  Kërkoni drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh pozita e tyre në shoqëri”, ka thënë Kosnett, transmeton Koha.net.

Ambasadori amerikan ka kujtuar edhe Anton Çetën dhe rëndësinë e tij në historinë kulturore dhe politike të Kosovës.

 ”Z. Çeta e dinte se që institucionet demokratike të Kosovës të kishin sukses, publiku nuk mund dhe nuk duhej të luante rolin e gjykatësit, porotës dhe ekzekutuesit. Puna e tij forcoi respektin e Kosovës ndaj sundimit të ligjit dhe ju fuqizoi juve për tu bërë arbitra të drejtësisë”, është shprehur Kosnett.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *