Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar në lidhje me grevën në shkollat publike të organizuar nga SBASHK-u.

Përmes një njoftimi, ky këshill ka ofruar disa pika duke i bërë thirrje këshilleve të prindërve nëpër shkollat e vendit që t’i ndërmarrin ato.

Në një nga këshillat, u bëhet thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët për një orë në shkollat e tyre për t’u takuar me shokët dhe shoqet e klasës.

“Në situatën aktuale, kur fëmijët tanë vazhdojnë ta kenë të pamundësuar vijimin e procesit mësimor, ne këshillojmë që secili këshill i prindërve nëpër shkollat e Kosovës, apo edhe prindër të paaorganizuar, të fillojnë t’i marrin hapat në vijim:

1. Të kërkohet furnizimi me libra i të gjithë fëmijëve përmes prindërve nga të gjitha shkollat në Kosovë qysh nesër (më 12 shtator).

2. Prindërit të fillojnë takime të rregullta ditore nëpër hapësirat shkollore ose kudo është e mundur, me qëllimin e vetëm marrjen e veprimeve për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të tyre.

3. Prindërit të fillojnë të punojnë me fëmijët e tyre përmes platformave digjitale në internet të ofruara nga MASHT, Youtube, eShkollori e të tjera.

4. Prindërit të koordinohen dhe bashkëpunojnë me mësimdhënësit që duan të zhvillojnë mësim në distancë përmes platformave në internet për ta realizuar sa më mirë procesin mësimor.

5. Në shkollat ku është e mundur, ditëve në vijim prindërit t’i çojnë për një orë fëmijët për t’u takuar me shokët e shoqet e klasës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *