Marrëveshja e nënshkruar të hënën mes Kryeminsitrit Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), Adam Boehler, ka krijuar shpresën që në të ardhmen qytetarët e Kosovës të përfitojnë më shumë nga investimet amerikane.

Dokumenti i nënshkruar premton qasje në gamë të plotë të përkrahjes në investime ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, janë disa sektorë dhe projekte që mund të përfitojnë nga financimi amerikan.

Brezovica, Rugova (Borea), Fabrika e baterive, janë disa prej sektorëve që Berat Rukiqi i ka renditur si mundësi për përfitim të investimeve.

“Mundësitë janë, neve na mbetet të zhvillojmë projekte të mira dhe fizibile”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *