Takimi i radhës i i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh pritet të mbahet këtë të enjte në Bruksel.
Kështu raporton Radio Evropa e Lirë duke iu referuar burimeve të saja, derisa pritet që temë e diskutimeve të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve, tema për të cilat ishte diskutuar edhe në takimet e mëhershme.
Ky takim ishte planifikuar të zhvillohej në fund të muajt shtator, por ishte shtyrë për shkak të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit si dhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog, për të cilat palët nuk ishin dakord.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim nga palët në dialog për mbajtjen e këtij takimi këtë të enjte. Për më shumë, i dërguari i Bashimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ende nuk ka lëshuar ndonjë njoftim në faqen e tij në Twitter.