Indeksi më i fundit i “Zhvillimit Njerëzor”, realizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), e rendit sërish Shqipërinë në vendin e 69-të.
Me vlerësim 0.795, katër pikë më shumë se raporti i një viti më parë, krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria mbetet pas Malit të Zi dhe Serbisë, por më mirë se Bosnje e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, transmeton EuroNews.
Kosova nuk përfshihet për faktin se nuk është anëtare e OKB-së.
Ndërsa, dhjetë shtetet me “Zhvillimin më të lartë Njerëzor” janë Norvegjia (0.957), Irlanda (0.955), Zvicra (0.955), Hong-Kongu (0.949), Islanda (0.949), Gjermania (0.947), Suedia (0.945), Australia (0.944), Holanda (0.944) dhe Danimarka (0.940).
Vlen të theksohet se Norvegjia ka qenë shteti më i vlerësuar në të gjitha raportet e dhjetëvjeçarit të fundit.