Deri më tani, gjatë vitit 2020, nga 23 vrasje të ndodhura në Shqipëri, pesë janë kryer nga vrasës profesionistë të paguar.

Bëhet fjalë për vrasës me pagesë, profesionin e të cilëve mund ta konsiderojmë si “killer” i punësuar.

Ata nuk i njeh askush. Janë njerëz të zakonshëm, por me cilësi psiko-motore shumë më ndryshe nga të zakonshmit. Janë ata, që shqetësojnë gjumin e policisë shqiptare, shkruan Gazeta Shqip.

Është ai lloj krimi, ku protagonistë janë killera dhe viktima biznesmenë, apo trafikantë për të cilët ka motive të forta për të arritur deri këtu.

Nga vrasës me pagesë janë ekzekutuar Kastriot Reçi, Guxim Gjuriçi, Vilson Tafçiu, Kol Murrani dhe Preng Simoni, këta të fundit pa asnjë të kaluar kriminale, por thjesht e vetëm se identifikuan parcelat me drogë që ishin mbjellë në malësitë e Lezhës nga një trafikant.

Kohë më parë, Prokuroria e Antimafies Italiane në momentin që kanë folur dhe me zyrtarë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Krimeve të Rënda kanë referuar se shqiptarë në Itali janë pjesë e bandave famëkeqe dhe të rekrutuar si vrasës me pagesë.

Skema mbetet e thjeshtë dhe nuk ndryshon shumë në vendet e ndryshme të Ballkanit. Ajo ka të bëjë kryesisht me vrasje biznesmenësh, hakmarrje, konflikte etj. Në këto raste zgjidhet njeriu me pagesë, që zakonisht gjendet nga grupet e vogla kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *