Në moshën 87 vjeçare ka vdekur Larry King, gazetari i mirënjohur amerikan i cili gjatë karrierës së tij realizoi më shumë se 50,000 intervista.
Në emisionet e tija, përfshirë atë të famshmin Larry King Live në CNN, ai u ul ballë për ballë me personalitete të njohura, përfshirë presidentë, biznesmenë, aktivistë, aktorë, këngëtarë dhe të famshëm nga fusha të ndryshme.
Ndër momentet më të shquara të Larry King janë: intervista në vitin 1995 në kohë të njëjtë me liderin palestinez Yasser Arafat, me kryeministrin izraelit në atë kohë Yitzhak Rabin dhe Mbretin Hussein të Jordanit.
Gjithashtu, legjenda e muzikës Frank Sinatra dha intevistën e tij të fundit në vitin 1988 pikërisht për Larry King. Më vonë, King tha se kjo intevistë dhe ajo me Marlo Brandon ishin ndër momentet më të mëdha në karrierën e tij.
Më poshtë, shikoni disa prej intervistave të tija më të shquara