Misioni i KFOR-it në Kosovë është i gatshëm të ndërhyj në situata që rrezikojnë stabilitetin në vend, ka deklaruar Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Këto deklarata ai i bëri më 3 gusht gjatë një bisede me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin bisedoi lidhur me tensionet e fundit në veriun e Kosovës, transmeton REL.

“Misioni i NATO-s, KFOR, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”, tha Stoltenberg përmes një postimi në Twitter.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *