Kina ka kundërshtuar zërat që thonë se ky vend nuk ka treguar saktë për numrin e të vdekurve nga koronavirusi.

Pas lajmit se numri i të vdekurve në Wuhan nga koronavirusi është rishikuar, duke shtuar edhe 1,290 vitkima, ka qenë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze ai që tha se kjo u bë për të siguruar saktësinë dhe se të tilla rishikime janë standarde ndërkombëtare.

“Nuk ka pasur fshehje dhe kurrë nuk do të lejojmë fshehje,” është shprehur Zhao Lijian.

Më herët gjatë kësaj jave, ka qenë Presidenti amerikan Donald Trump që ka shprehur dyshime nëse Kina po tregon saktë për numrin e viktimave. Gjithashtu, të premten, Presidenti francez Emmanuel Macron that se “ka gjëra që kanë ndodhur për të cilat ne nuk dijmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *