Kitaristi i grupit Queen, Brian May ka thënë se jeta pas përfundimit të përhapjes së koronavirusit mund të jetë e dobishme për njerëzimin, nëse “i kemi mësuar disa mësime” nga situata që po kalojmë.
Duke folur për ITV News, ai ka treguar se si pandemia ka ndikuar në përditshmërinë e tij gjatë izolimit.
“Është një kohë e vështirë për secilin. Kjo është një tragjedi.” është shprehur May.
Ai ka thënë se është shqetësues fakti se do të humben shumë jetë, por thotë se është optimist për të ardhmen.
“Kur ta kalojmë këtë, mendoj se do të kemi shumë mësime që i kemi mësuar. Shpresoj t’i kujtojmë ato, se mund të punojmë nga shtëpia, se veturat mund të ndalen, aeroplanët mund të ndalen, se ajri mund të bëhet më i pastër. Papritmas të gjithë mund të marrim frymë përsëri. Kjo do të shpëtoj shumë jetë. Nuk do të ketë më kafshë të mbytura nëpër rrugë, dhe jeta e egër po përjeton një ndryshim të jashtëzakonshëm.”
May gjithashtu ka thënë se “ndoshta na duhet një drejtim i ri”, duke mësuar nga gjendja nëpër të cilën po kalojmë për shkak të koronavirusit.