Vetëm pas 10 javëve si trajnerit i Hertha Berlinit, legjenda gjermane Jurgen Klinsmann ka dhënë dorëheqeje nga posti i trajnerit.
Humbja e fundit nga Mainz ka qenë përshëndetja e fundit si trajner e Klinsmann me klubin gjerman.
Klinsmann në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka bërë të ditur se do të jap dorëheqje të menjëhershme, duke theksuar se qysh në fillim i ka munguar besimi dhe mbështetja nga udhëheqësit e klubit, për ta ngritur klubin më lartë.