Këshilli i Mbrojtjeve për të Drejtat e Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar në lidhje me numrin e madh  të qenve endacak në Prishtinë.

Ditë më parë një nxënës ishte sulmuar rëndë nga qentë, në një prej lagjeve të Prishtinës.

Përmes reagimit, KMDLNj ka kërkuar që çështja e qenve endacak të trajtohet edhe nga ministritë përkatëse.

“Komuna e Prishtinës por edhe Qeveria e Kosovës përmes ministrive përkatëse duhet të ndajë mjete shtesë për organizatat që merren me trajtimin dhe strehimin e qenve, të rrisë kapacitetin e strehimoreve në mënyrë që të krijohen kushtet dhe mundësitë që qentë e kryeqytetit të trajtohen në kushte më të mira dhe të mos paraqesin rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, thuhet në komunikatë, transmeton Lajmi.net.

Në vazhdim të komunikatës, KMDLNj thekson edhe një shqetësim tjetër. Duke i kujtuar premtimet e bëra nga kandidatët për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet e fundit, në reagim thuhet:

“Tash, qartazi po duket se Prishtina është shndërruar në kryeqytet të qenve dhe mundësi e hatashme që përmes ndërtimeve të pakontrolluara të legalizohet mafia e ndërtimit e që në fakt po i riciklon paratë e pista dhe të fituara nga aktivitetet kriminale ( një pjesë e tyre ) ndryshe nuk mund të kuptohet ndërtimi aq i madh i banesave kurse çmimi i tyre asnjëherë nuk ulet në kohën që nuk ka nevojë për aq shumë banesa . Në mungesë të hapësirave të gjelbërta dhe hapësirave për rekreacion, Prishtina po shndërrohet në varrezë masive arkitektonike.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *