Një nga shtëpitë muzikore më të famshme në Amerikë, Republic Records, ka vendosur që më të mos përdor termin “urban” për të përshkruar disa lloje të muzikës.

Kjo kompani, e cila brenda vetes ka emra të famshëm si Ariana Grande dhe Drake, ka njoftuar se më nuk do të përdor këtë term për “departamentet, titujt e të punësuave apo zhanret muzikore” brenda saj.

“I thërrasim që njëjtë të veprojnë edhe pjesa tjerët e industrisë muzikore,” thuhet në njoftimin e Republic Records, transmeton BBC.

Termi ‘urban’ shpesh është konsideruar si një gjeneralizim që margjinalizon muzikën e artistëve zezakë.

Termi daton që nga mesi i viteve 1970-ta, kur radio DJ-i me ngjyrë, Franie Crocker, e shpiku fjalën “urban contemporary” si titull për një shumëllojshmëri të këngëve që ai i luante, të cilat shtriheshin nga ato të James Brown deri te Doris Day.

Në atë kohë, termi nuk shihej me konotacione negative, por kur u shkurtua në vetëm “urban” filloi të përdorej si kategori për gjithë muzikën e bërë nga muzikantët zezakë, duke mos bërë dallime përmes zhanrit që ato i takonin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *