Komuna e Prishtinës dhe UNDP-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për restaurimin e Sahat Kullës.

Projekti do të ketë vlerën e 120 mijë eurove, nga të cilat komuna do të ofroj 70 mijë euro dhe pjesa tjetër do të financohet nga UNDP.

“Ky projekt ka synim ruajtjen e trashëgimisë dhe do të bëhen edhe restaurime të tjera në pjesë të Kosovës. E di që Sahat Kulla reprezenton histori dhe kulturë për Prishtinë, është shembull i arkitekturës dhe duhet ta kuptojmë se e rëndësishme është ruajtja e këtyre objekteve. Jam e lumtur që po kontribuojmë në këtë projekt”, ka thënë përfaqësuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë Maria Suokko, transmeton Ekonomia Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *