Përmes një konference prezantuese, Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka dhënë detaje për fillimin e projektit të menaxhimit të parkingjeve publike.

“Nga nesër do të fillojmë zbatimin e pagesës për çdo makinë në hapësira që janë të shënjuara në rrugë. Nga nesër po ashtu fillon fushata një javore vetëdijësuese në krejt qytetin,” ka thënë Ahmeti, transmeton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se banorët e Prishtinës kanë afat që deri më 28 shkurt të marrin kartën rezidente të tyre.

“Ky aplikacion ma mundëson që të dimë se ku është problemi më i madh i parkingut në Prishtinë. Janë disa parkingje si atje në Dardani, te Santea e te Ramiz Sadiku ku parkingu do të jetë më vlerë me të ulët. Qytetarët kanë afat deri më 28 shkurt për të marrë karta rezidente të cilat kanë çmime të ndryshme në varësi prej lagjes në të cilën jetojnë. Çmimi shkon deri 7 euro në muaj ose 100 euro në vit. Mundësia e dallavereve është e vogël,” ka sqaruar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *