Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetarët e komunave të Kosovës janë pajtuar që orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët të vazhdoj të mbetet i njëjtë, 17:00-06:00, edhe pas datës 13 prill.

Këtu përjashtim bënë komuna e Malishevës dhe ajo e Mitrovicës Veriore.

“Në varësi të kërkesave të Kryetarëve është vendosur që bujqit do të mund ti punojnë arat por do të pajisen me leje të veçanta që të mund të punojnë edhe jashtë kufizimit. Në anën tjetër Ministri Vitia vlerësoi lartë bashkëpunimin me AKK-në dhe tha pa bashkëpunim me komunat nuk do të arrihet suksesi i dëshiruar”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit për media, orari i kufizimit mund të ndryshojë varësisht prej ndryshimit të situatës nëpër komuna.

Po ashtu është vendosur që Komunat mund të karantonohen varësisht nga situata dhe zhvillimet në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *