Një shumë parash e jashtëzakonshme është ndarë nga vende të ndryshme pjesë e Konferencës së Donatorëve për rindërtimin e pjesëve të prekura nga tërmeti që vitin e kaluar goditi Shqipërinë.
“Jemi ende duke përballuar tronditjen e sotme. Dua të gjej një hudhër, sepse kur merr vesh një lajm të mirë, ke frikë se mos ndodh diçka e keqe.” është shprehur Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama, pasi ka kuptuar se për Shqipërinë janë mbledhur 1.15 miliardë euro nga kjo konferencë.
Ai ka shtuar: “Na duhet të nisim një rindërtim shumë sfidues, sepse kam dëgjuar me shumë kujdes atë që tha Presidentja e KE, që ajo çfarë rindërtohet të jetë më e mirë se ajo që humbi, me standarde të reja anti-sizmike, ekologjike, etj. Jam shumë krenar për ekipin tonë, për prezantimet. Po mendoja pse nuk jemi pjesë e BE, por nuk e kërkoj tani.”
Shtetet e BE-së dhuruan shifra të mëdha për rindërtimin e banesave të prishura, por një pjesë e donacioneve do të jetë në formën e granteve për projekte specifike, për të cilat vendi ka nevojë, transmeton Gazeta Shqip.
Qeveria Rama ka premtuar që shumë njësi banimi të ndëtojë brenda këtij viti, e nuk ka ndërmend që të humbë kohë. Ndërkohë që presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen e bëri të qarë se çdo cent i dhënë do të monitorohet.