Kroacia e ka konfirmuar ndihmën për Kosovën me vaksina kundër Covid-19.
Përmes një takimi ndërmjet Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiq, është zyrtarizuar ndihma e premtuar në fillim të muajit.
“Gjatë këtij takimi, është nënshkruar marrëveshja për 10 mijë doza të Vaksinës kundër Covid-19, në përkrahje të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kur Kosova do të pranoj këtë numër të dozave të vaksinës.