Fitorja e demokratit Joe Biden është konfirmuar nga Kongresi amerikan pas çertifikimit të votave.

Gjatë ditës së mërkurë, mijëra protestues përkrahës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, protestuan dhe u disa u futën dhunshëm në ndërtesën e Kongresit ku po bëheshin numërimet.

Ndërkohë, gjatë mëngjesit të së enjtes është konfirmuar fitorja e Biden në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar.

Joe Biden është fitues u zgjedhjeve me 306 vota elektorale kundrejt presidentit Donald Trump që mori 232 sosh, transmeton Zëri i Amerikës.

Presidenti Donald Trump, tha se “do të ketë një kalim të rregullt pushteti më 20 janar”. Në një deklaratë të shpërndarë nga Dan Scavino, drejtor për mediet sociale, presidenti Trump the se kjo do të ndodhë “ndonëse nuk pajtohet me rezultatin”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *