Sasia e kokainës së kapur gjatë ditës së hënë në një kamion në Kosovë është 400 kg.
Kjo është konfirmuar nga drejtori i drejtorisë së anti drogës Bahri Shala, transmeton Top Channel.
Gjatë ditës, për këtë rast u raportua se bëhej fjalë për një sasi prej 2.2 ton, por që tani është konfirmuar se pesha e kokainës së kapur është rreth 400 kg.
Vendi ku është sekuestruar kokaina ishte në hyrje të qytetit të Lipjanit.
Operacioni u krye pas bashkëpunimit të policisë shqiptare, kosovare dhe asaj italiane.