Mbetejet njerëzore të gjetura një ditë më herët në një hapsirë parku në Florida janë të 23 vjeçarit Brian Laundrie që po kërkohej nga policia.

Të enjten është konfirmuar nga FBI se të dhënat e ekzaminuara nga pjesa e dhëmbëve të gjetur në mbetjet njerëzore kanë treguar se bëhet fjalë për pjesë të trupit të Laundriet.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është i qartë.

Që nga 13 shtatori, Laundrie nuk ishte parë dhe ishte shpallur në kërkim nga FBI në lidhje me zhdukjen dhe më pas vdekjen e të dashurës së tij Gabby Petito.  

Trupi i 22 vjeçares Petito ishte gjetur më 19 shtator në një pjesë të parkut nacional në Wyoming, një pjesë kjo që ajo dhe i dashuri i saj e kishin vizituar gjatë një udhëtimi të gjatë që po bënin në disa vende të Shteteve të Bashkuara.

Gjetja e trupit të Brian Laundrie do t’i jap fund një historie dashurie mes dy të rinjve, që e ndanë me të tjerët përmes mediave sociale, por që përfundoi tmerrësisht dhimbshëm me vdekjen e të dy protagonistëve dhe shkaqet e këtij përfundimi që nuk do t’i mësojmë kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *