Një kopje e rrallë e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara është shitur të enjten në Nju Jork për 43.2 milionë dollarë.

Dokumenti në fjalë ishte vlerësuar fillimisht me 15-20 milionë dollarë.

“Është tepër i rrallë,” tha Selby Kiffer, ekspert i dorëshkrimeve dhe librave të lashtë, duke theksuar se mund të jetë shtypur në prag të nënshkrimit, transmeton EuronewsAlbania.

Ky dokument është vetëm një nga 11 kopjet e mbijetuara nga Kushtetuta e SHBA-së. Ky është një rekord historik për shitjen në ankand të dokumenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *