Infektimet me koronavirus kanë mbërritur edhe në Kroaci dhe Austri, derisa është rritur numri i të vdekurve dhe të prekurve në Itali.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, saktësoi se i infektuari është një burrë i ri, gjendja e të cilit është stabile. Raportohet se ai është i shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Zagreb.

Po ashtu, Austria është shteti i radhës në Evropë që ka konfirmuar të paktën deri më tani dy raste të infektuar nga koronavirusi. Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase, ku thuhet se të dy personat e infektuar janë nga provinca e Tirolit.

Ndërsa, në Itali shifrat po vazhdojnë të rriten. Deri tani janw regjistruar 7 vdekje nga virusi dhe 287 infeksione. 212 raste dhe 6 viktima në Lombardi; 42 raste dhe një vdekje në Veneto; 23 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte dhe Lazio, një në Tirolin e Jugut dhe një në Siçili, transmeton Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *