Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar për vdekjen e 3,000 persona nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ky është numëri më i lartë i viktimave brenda një dite që koronavirusi ka shkaktuar kudo në botë.

Çdo ditë, më shumë se 200,000 amerikanë testohen pozitiv nga koronavirusi dhe më shumë se 100,000 janë të shtrirë nëpër spitalet në SHBA.

Eksperti Anthony Fauci ka paralajmëruar se një shpërthim i numrit të të infektuarve mund të ndodh gjatë muajit janar për shkak të lëvizjeve të qytetarëve gjatë festave të fundvitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *