Pas numrit të lartë të të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri, autoritetet kanë ashpërsuar masat.

Masat e reja që fillojnë nga nesër (11 shkurt) dhe zgjasin deri më 25 shkurt,  ndalojnë qarkullimit e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania).

Siç trasnmeton Top Channel, Komiteti Teknik i ekspertëve  gjtihashtu ka vendosur ndalimin e  aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *