Amerikanët po humbasin vendet e tyre të punës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjatur deri më datën 30 prill urdhëresat për qëndrim në distancë nga qytetarët, derisa ka thënë se vdekjet nga koronavirusi në SHBA mund të arrinë shifrën 100,000 persona.

Ndërkohë, ekonomistët thonë se vendi është tashmë në recesion dhe sipas disa vlerësimeve papunësia mund të rritet deri në 20 për qind, transmeton Zëri i Amerikës.

Në Uiçita të Kansasit shoferi i autobusit të shkollës Mike Tuttle thotë për stacionin televiziv lokal “KAKE” se humbja e papritur e një pune ka pasoja të rënda.

“Është shqetësuese, të shkatërron emocionalisht. Të krijon një ndjenjë të keqe përbrenda”, thotë ai.

Senatorja e shtetit të Kansasit, Oletha Faust-Goudeau thotë se të gjithë ata si Mike Tuttle mund të bëjnë kërkesë për të përfituar pagesën e papunësisë si dhe për përfitime të tjera për shkak të rrethanave të paparashikuara që shkaktoi koronavirusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *