Muaji korrik do të sjell reduktime në furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Prishtinës.

“Nga korriku planifikojmë të fillojmë me aplikimin e reduktimeve në zona të shërbimit. Sidomos në zonat që furnizohen nga Badovci, sepse edhe liqenin e Badovcit e kemi në gjendje më të vështirë”, ka thënë për Koha.net, zëdhënësja e KRU “Prishtinës”, Arieta Mjeku.

Ajo u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë përdorimin e ujit, derisa ka paralajmëruar se nxehtësia dhe mungesa e reshjeve të shiut do të ndikojnë në furnizimin gjatë muajve të verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *