Korrupsioni nuk është në mesin e tri problemeve kryesore me të cilat përballen aktualisht kosovarët, ka treguar një anketë e kryer nga UNDP në Kosovë.

Sipas rezultateve nga anketa “Pulsi Publik”, korrupsioni nuk është më problemi më i madh për qytetarët.

“Një kohë të gjatë tri problemet kryesore kanë qenë papunësia, varfëria dhe korrupsioni. Tash korrupsioni ka rënë në vendin e pestë që është inkurajuese, por çmimet e artikujve esencialë na u kanë paraqitur si një prej problemeve madhore”, ka thënë Arben Qirezi për KOHA.

Ndërsa, Qirezi tha se kënaqshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve është ulur në krahasim me vitin paraprak.

“Më 2020 kënaqshmëria me qeverinë ka qenë 21.3%, më 2021 ka qenë 59.1%, këtë prill kemi rënie me 47.2%”, tha ai.

Rezultatet e anketës kanë treguar edhe për perceptimin e qytetarëve ndaj korrupsionit në institucione.

“Perceptimi i qytetarëve është se institucioni më i korruptuar është Dogana e Kosovës, pasuar nga AKP-ja dhe gjykatat. Kemi rënie të perceptimit të korrupsionit në arsim. Me qeverinë qendrore ka rënie po ashtu”, ka thënë Qirezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *