Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka bërë thirrje që të mos pengohet puna e Gjykatës Speciale.
“Me rëndësi është që Gjykata të lihet të bëjë punën e vet”, ka thënë Kosnett gjatë një bisede online me gazetarët e mediave kosovare.
Kur është pyetur nëse pret trazira pas arrestimeve të Gjykatës Speciale, ambasadori amerikan ka thënë jo.
Kosnett tha se Kosova dhe rajoni “duhet të kërkojnë më shumë drejtësi, jo më pak drejtësi”, transmeton Koha.net.