Përmes fokusimit fillimisht në aspektin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë të inkurajojnë hapat që do të ndërmerren në aspektin politik, ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Se kur do të mund të shohim një normalizim të plotë politik mes dy vendeve ballkanike, Kosnett nuk mund ta thotë me siguri.

“Mendoj se është e vështirë ta përcaktojmë një afat kohor ose një afat të fundit. Qëllim i Shteteve të Bashkuara është të inkurajojë procesin, i cili do të përfundojë në normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë ambasadori amerikan në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Në lidhje me zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, nga Kosova dhe Serbia, diplomati amerikan ka kërkuar që dy vendet të përmbushin premtimet, derisa ka theksuar se një pjesë e progresit varet nga roli i bizneseve amerikane dhe i agjencive të qeverisë amerikane.

“Siç kemi diskutuar Korporata Financiare për Zhvillim është duke parë (mundësitë) për ta pasur një prezencë të madhe në rajon duke përfshirë edhe Kosovën. Banka jonë EXIM, Banka Eksport-Import, do të jetë e përfshirë. Ne shpresojmë po ashtu se do të ketë investime dhe nga sektori privat. Dhe sigurisht investimet evropiane, ashtu siç edhe u përmend më herët do të kenë edhe rol evropian në forcimin e tregtisë rajonale dhe zhvillimin infrastrukturës rajonale mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mes gjithë shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Unë mendoj se kjo do të jetë një çështje për bisedime intensive në muajt e ardhshëm, por asgjë nuk është vendosur ende”, ka thënë Kosnett.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *