Kosova do të marrë falas një pjesë të vaksinës kundër Covid-19, derisa pjesën tjetër duhet ta blej vetë.
Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar për aplikimin zyrtar për të siguruar vaksinën.
“Kosova është e listuar në mesin e shteteve që 20% të vaksinës kundër COVID-19 do ta marrin falas përmes aleancës globale GAVI-COVAX, derisa pjesën tjetër do ta blejë vet”, ka shkruar Hoti.
Ai ka ftuar qytetarët që të respektojnë rekomandimet për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
