Presidenti i Sebrisë, Aleksandar Vuçiq, ka parlajmëruar se janë afër për t’u arritur dy marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj se nuk jemi larg arritjes së marrëveshjes për personat e pagjetur dhe energjinë”, tha Vuçiq, përcjell B92 të enjten.

Siç transmeton KOHA, Vuçiq ka deklaruar kështu gjatë pjesëmarrjes në formuin “GLOBSEC 2022” në Bratisllavë të Sllovakisë.

Vuçiqi tha se Serbia është e gatshme në çdo kohë të vazhdojë dialogun me Kosovën.

Ndërkohë, Vuçiq nuk ka folur për marrëveshjen për targat e veturave. Marrëveshja e përhershme është dashur të arrihet më 21 prill, por vazhdon të jetë në fuqi, në të dy anët e kufirit, masa që mbulon simbolet shtetërore në targa me sitikera të letrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *