Mëngjesin e së entjes në Bruksel, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka takuar përfaqësuesin nga Kosova, Skender Hyseni dhe atë nga Serbia, Marko Djuric.

Përmes njoftimit në Twitter, diplomati sllovak ka bërë me dije se sot “vazhdon diskutimi ynë politik në nivel ekspertësh”.

Ndërkohë, po gjatë mëngjesit të sotëm, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka shkruar në Facebook se “sot në Bruksel fillon draftimi” i marrëveshjes në dialogun për njohje reciproke.

Hoti gjithashtu ka shtuar se ai “po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje” në to.

Kryeministri Hoti, ditë më parë e kishte emëruar Skender Hysenin si koordinator shtetëror të Kosovës në dialogun me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *