Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot takohen në Bruksel për të rinisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Bisedimet ishin ndërprerë në vitin 2018, në kohën kur nga qeveria e atëhershme e Kosovës kishte vendosur taksa 100% ndaj mallrave nga Serbia.

Në Bashkimin Evropian, takimin e sotëm nuk e konsiderojnë si “të parin” mes palëve, pasi ditë më parë ishte mbajtur një konferencë virtuale ku ishte folur për hollësitë e agjendës së dialogut.

Bisedimet e sotme ndërmjetësohen nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *