Tri marrëveshje janë paralajmëruar se do të nënshkruhen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në takimin e dy qeverive që do të ndodh në pjesën e dytë të muajit shtator.
Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj ka thënë se kanë filluar takimet në përgatitje të mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve.
“Janë tri marrëveshje, më të mëdha do t’i quaja, e para është dogana në Durrës, linja hekurudhore dhe hidrocentrali që do të ndërtohet në Republikën e Shqipërisë për Kosovën”, ka thënë Balaj-Halimaj, transmeton Koha.net.
Mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ishte paralajmëruar edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama i cili kishte thënë se shpreson që ajo të realizohet në gjysmën e dytë të muajit shtator.