Kosova ‘do të ftohet’ të jetë pjesë e Samitit të Demokracisë që do të mbahet gjatë dhjetorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve të KOHËS, është konfirmuar se Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është informuar për ftesën pas takimeve që ajo pati me përfaqësues të institucioneve amerikane.

Javë më parë, ishte publikuar një listë me vendet që ishin ftuar të ishin pjesë e këtij samiti dhe aty nuk figuronin Kosova, Serbia dhe Bosnja nga rajoni i Ballkanit.

Ndërsa, gjatë ditës së premte, në mediat serbe u raportua se për samitin e dhjetorit do të jenë të ftuara të jenë pjesë Kosova dhe Serbia.

Vendimi për ftesën e Kosovës vjen disa ditë pas njoftimit se vendi s’është në mesin e shteteve pjesëmarrëse e reagimeve të shumta në vend për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *