Gjykata Kushtetuese vendosi dje se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifit, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”.
Rrjedhimisht, gjykata konstatoi se “presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Ndërkohë, gjatë ditës martë, ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani të martën do të takohet me përfaqësuesit politikë për të diskutuar për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.
Qeveria Hoti do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e ekzekutivit të ri.