Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nisur përdorimin e vaksinave kundër Covid-19, me përjashtim Kosovën.

Edhe pse nga Ministria e Shëndetësisë ishte paralajmëruar se janë siguruar rreth gjysmë milioni vaksina të kompanisë Pfizer, kjo deri tani del të jetë e pavërtetë.

Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me COVID-19, të mbajtur të hënën, pothuajse nuk u diskutua fare se kur do të fillojë vaksinimi, pos që Zemaj tha se “angazhimi ynë ka qenë maksimal për sigurimin e vaksinës në sasi të mjaftueshme për 75 për qind të popullsisë”, pa e cekur se deri ku ka arritur ky proces. Ai nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e REL pas takimit, lidhur me këtë çështje.

Infektologu Ilir Tolaj thotë se vonesa e sigurimit të vaksinës për qytetarët e Kosovës është shqetësuese. Sipas tij, kjo situatë bëhet më shqetësuese kur shihen zhvillimet dhe sigurimi në masë të madhe të vaksinave nga vendet e rajonit.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *