Kosova është në stadin e fundit të rrugëtimit drejt liberalizimit të vizave, ka thënë shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Viteve të fundit Kosova ka bërë progres në rrugën tonë integruese. Sa i përket liberalizimit të vizave unë mendoj që jemi në stadin e fundit të këtij rrugëtimi të gjatë. Raporti duhet të shërbejë si udhërrëfyes për jetën e qytetarëve,” ka thënë Szunyog duke komentuar raportin e fundit të progresit.

Në lidhje me fushat e kulturës dhe edukimit, ai tha se Kosova ka shënuar progres të limituar.

Ndërkohë, më tryezën e organizuar për diskutim, Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Raporti i progresit përmban pasaktësi dhe se në disa raste ka pasur “absorbim të informacioneve”.

“Në Raportin e progresit përmendet marrëveshja e 30 shtatorit për targat, që nënkupton se me pak bashkëpunim kemi mundur t’i përfshijmë të gjitha të dhënat deri më 30 shtator,” ka thënë Bislimi, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *