Këtë të enjtje pritet që tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të kthehet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që po lehtësohet nga Brukseli zyrtar.

Para raundit të radhës së dialogut, zyrtarët nga qeveria e Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të ketë arritje të ndonjë marrëveshje pa njohjen reciproke mes dy vendeve.

“Qëndrimi zyrtar i delegacionit të Kosovës dhe i kryeministrit po ashtu, është se asnjë marrëveshje, sado e vogël, për çështje që duken të parëndësishme, nuk mund të arrihet, nëse nuk arrihet marrëveshja finale, ligjërisht e obligueshme, gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihet edhe njohja”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Xhavit Beqiri, këshilltar i kryeministrit Avdullah Hoti.

Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi.

Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në një debat në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian tha se Kosova do ta respektojë Marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të vitit 2015. Pas kthimit në Prishtinë, ai tha se “zbatimi i marrëveshjes do të bëhet në përputhje me secilën shkronjë të Kushtetutës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *