Kosova do të ketë një officer ndërlidhës në selinë e EUROPOL-it në Hagë, dhe kështu rrit bashkëpunimin ndërkombëtar policor.

EUROPOL, që është Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, ka njoftuar se kjo marrëveshje  “lidh Kosovën me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së dhe me vendet dhe organizatat e palëve të treta, të lidhura me EUROPOL-in”, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, që e nënshkroi këtë marrëveshje, tha se “Policisë së Kosovës dhe agjencive të zbatimit të ligjit tash do t’iu ofrohen mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme për të goditur fuqishëm kriminalitetin transnacional”.

Kosova, deri më tani, ka qenë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, me të cilin EUROPOL-i nuk ka pasur marrëveshje bashkëpunimi dhe, rrjedhimisht, nuk ka pasur mundësi të shkëmbimit të informacioneve, me qëllim luftimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *