Në Kosovë kanë mbërritur mbi 100 mijë doza të vaksinës Pfizer të dhuruara nga iniciativa globale COVAX.

Me 100 mijë e 620 dozat e ardhura të enjten mbrëma, numri i përgjithshëm i vaksinave që ka marrë Kosova ka shkuar në rreth 170 mijë.

Në Kosovë janë vaksinuar rreth 60 mijë qytetarë deri tash, ndërkaq sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi se nga 15 qershori do të nisë vaksinimi masiv, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *